Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Do të mërziteni me një sjellje jo korrekte nga ana e një personi të saponjohur. Por, edhe jeni në pritje që një person që e do të bie në rrjetën tënde. Për këtë arsye përpiquni që në këtë periudhë të ndërtoni lumturinë dhe të realizoni synimet tuaja duke mos injoruar asnjë faktor, sado që t’ju duket shumë i parëndësishëm dhe i papeshë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Ndikimi i Marsit do të bëjë që në periudhën që e keni përpara të jeni mjaft të përqendruar. Mos u tregoni indiferent përkundrejt një propozimi për ndryshim. mund të jetë një mundësi e mirë për karrierë. Do keni një tendencë egoiste që do të çojë në krizë lidhjen tuaj. Mundohuni ta ndreqni. Por, edhe një ofertë goxha romantike mund t’ju trokas në dyer gjatë këtyre ditëve.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Periudha para jush ka përgatitur sprova të shumta, para të cilave ndonjëherë do të keni dilema hamletiane. Megjithatë, mos lejoni që t’ju mundë pesimizmi. Duhet të kontrolloni të gjitha afatet e përfundimit të punëve. Një harresë mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Zemërimi do t’u kaplojë nëse prisni ndihmë nga të tjerët.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Do jeni në sintoni të plotë me partnerin. Do të arrini të realizoni kërkesat tuaja duke gjetur mbështetjen e duhur nga njeriu i dashur. Dashuria është fushë e ndjeshme, prandaj duhet të silleni edhe ju me kujdes, në mënyrë që të mos ndodhë që sjellja juaj t’ju shkaktojë zënka a konflikt.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Plutoni sikur do të jetë aleat juaji në këtë periudhë dhe do t’ju ndihmojë që shumëçka ta vini në binarë kaherë të dëshiruar. Do t’i zgjidhni me zgjuarsi disa probleme të vogla dhe do ndiheni krenar që nuk i kërkuat ndihmë askujt. Do kërkoni me çdo mënyrë që të bindni partnerin që të plotësojë një dëshirë tuaj dhe nuk do i pranoni tekat e tij. Jeta juaj intime është e varfër, prandaj mund të kërkoni zgjidhje tjeter.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Jeni në hall me veten tuaj. Nuk e keni të qartë në keni të drejtë ju, apo ka të drejtë uni juaj i brendshëm. Do keni dëshirën për të ndryshuar drejtim sepse dyshoni se puna me të cilën po merreni nuk do t’ju sjellë rezultatet që dëshironi. Do jeni të tërhequr dhe nuk do i rrëfeni shqetësimet tuaja as personit që dashuroni. Partneri do të vuajë duke iu parë të veçuar. Nuk do të keni vullnet as potencë. Më vonë situata do të përmirësohet
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Mund të jeni disi të pakënaqur nga ambienti që ju rrethon, sepse ju ndalon dhe ju bllokon të rriteni profesionalisht. Mundohuni të gërshetoni biznesin me kënaqësi. Mos u bëni shumë fjalamanë. Ditët në vijim janë kohë ideale për ajër të pastër, shëtitje në natyrë Do të jeni plot energji pozitive dhe do të silleni shumë mirë me partnerin, i cili do t’ju bëjë të merrni vendime të rëndësishme në jetën tuaj.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Do të keni fitime të larta nëse punoni individualisht. Nëse punoni mirë diku do të keni mundësi të sqaroni një keqkuptim. Shfrytëzoni kohën e lirë për t’u relaksuar dhe për t’u argëtuar.Një kritikë mund t’ua bëjë një person tjetër që e njihni, rrezikon lidhje tuaj.Ju këshillohet të mos i jepni rëndësi thashethemeve sepse ju bëjnë vetëm dëme. Kufizimet në dashuri mund të shpiejnë në rrethana të papërshtatshme juve dhe parterin tuaj.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Edhe në çastet më të rënda nuk bën të bëheni pesimist, sepse nuk ka shtëpi pa derë. Vetëm duhet angazhim dhe përpjekje e pareshtur, e cila gjithsesi do të kurorëzohet me arritje tejet pozitive, që do të befasohen i edhe vetë. Do të ndiheni shumë mirë. Bëni kujdes dhe mos ia shkarkoni nervat partnerit, por mundohuni të kërkoni mbështetjen e këtij njeriu të shtrenjtë për ju. Ajo që ju e dëshironi do të vijë muajin tjetër.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Do të keni fitime të larta nëse do të shkoi gjithëqka mirë në biznesin e juj. Nëse jeni i korekt do të keni mundësi të sqaroni një keqkuptim që ka ndodhur. Shfrytëzoni kohën e lirë për t’u relaksu fzikisht dhe psçikishtë. Një kritikë mund t’ua bëjë mirë si person. Ju këshillohet të mos i jepni rëndësi gjërave të pa vlera.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Shpirti juaj sipërmarrës në punë do t’ju japë mundësinë të afroni pas vetes një bashkëpunëtor të ri.As mos u gëzo o i gëzuar, as mos u hidhëro o i hidhëruar. Duhet të merreni me aktivitete fizike për të larguar tensionet që i ndjeni. Do keni mundësi të sqaroni një mosmarrëveshje me partnerin duke u treguar më të disponueshëm për të biseduar.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Kjo periudhë duket e paqëndrueshme, kështu që shmangni ndryshimet gjatë kësaj faze. Keni kujdes nga premtimet që mund t’ju japin shpresë të rrejshme. Takimin që do ta keni, edhe pse do t’ju duket monoton e i pakuptim, shumë shpejt do të shndërrohet në një balsam për ju, posaçërisht për botën tuaj të brendshme. Do ta shihni që njeriu ka nevojë më shumë për ushqim shpirtëror. /HoroskopiJavor