Tayna na sjell përmbledhjen e saj për vitin 2021 përmes fotografive të pa publikuara më parë

By

Në pak ditë, vitin 2021 do ta lëmë pas krahëve për të hyrë në një kapitull të ri.

Është zakonisht ajo koha e vitit kur kthehemi mbrapa për të shikuar se si ikën plot 365 ditë.

Kështu ka bërë edhe Tayna. Ajo i ka pyetur ndjekësit në Instagram, se çfarë duan të shohin nga viti i saj, dhe kërkesat kanë qenë të ndryshme.

Artistja publikoi një fotografi e veshur në bikini, sipas kërkesës së ndjekëses së saj.

Më tej, ajo ndau edhe një fotografi të pa publikuar më parë sepse është më joshëse se që duhet.

Tayna ndau edhe një fotografi të shkrepur në momentin e saj më të dëshpëruar por që askush nuk e dinte. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm