Pak para dasmës, Jonida Vokshi përjeton një humbje të madhe

By

Aktorja e moderatorja e njohur shqiptare Jonida Vokshi, i befasoi të gjithë kur muaj më parë i publikoi fotografitë dhe vendosi ta bëjë publike lidhjen me producentin kosovar, Besnik Krapin.

Dyshja kanë vjet e vjet që janë bashkë, ndërsa në Shtator kanë vendosur të lidhin edhe kurorë!

Cifti poashtu përvec dashurisë për njëri tjetrin kishin edhe nje anëtar të familjes që e donin shumë, qenushen e tyre Bimba, që e quanin me emër përkedhelës Bimbushe.

Tani ju që keni ose keni pasur kafshë shtëpiake, e kuptoni më së miri dashurinë që gëzoni për ta. Njëjtë ishin edhe çifti që adhuronin qenushen e tyre.

Mirëpo, Bimba si lajmëroi moderatorja e njohur ka vdekur, dhe ajo nuk ka fshehur dhimbjen për humbjen e saj duke ndarë foto në Instagram.

Gjysmen e jetes sime e kam kaluar me ty Bimbushe. Me mesove cfare eshte dashuria pa kushte! Sa me mungon,e sa shume do me mungosh. E shtrenjta ime,e vogla ime! Do jesh pjese e zemres sime dhe kujtimi i diteve aq te lumtura qe me ke falur. Do te te mbaj gjithmone me vete! – shkruan ajo në foton që publikoi në Instagram.

 

 

Artikuj të ngjashëm