A e mbani mend Almën e ‘Familja Moderne’?! Ja sa ka ndryshuar ajo

By

Kur një projekt përfundon, shpërndarja e aktorëve është ajo që pason.

Megjithatë, një shumicë dërmuese e tyre i rikthehen ekranit në role e seriale të tjera, mjaftueshëm sa për të mos i munguar publikut.

E njejta, nuk mund të thuhet edhe për aktoren Vlora Merovci e njohur për rolin shumë të dashur të Almës në serialin ‘Familja Moderne’.

Ajo ndonëse nuk ka lënë aktrimin, nuk është parë shpesh në role të reja shkaku edhe i punës së re në ministrinë e Drejtësisë.

Një prej paraqitjeve të rralla publike të saj është bërë në ditëlindjen e 82-të të Leze Qenës.

Para mikrofonit të Prive,  Vlora foli mbi figurën e aktores së madhe dhe urimin për vitet që po vijnë.

Deklaratën e aktores mund ta ndiqni në videon e mëposhtme nga minuti 5:00.

Artikuj të ngjashëm