Homme the Store – Dyqani ku mund të blini ndryshe

By

Homme the Store është dyqani i parë konceptual në rajon, me ambient modern industrial shumë tërheqës dhe të veçantë, thjeshtësia e së cilit ofron sfond të përsosur për ekspozimin e produkteve.

Themeluar në vitin 2010, Homme The Store është ndër dyqanet më të pëlqyera ku mund të gjeni veshjet e brendeve më luksoze, por edhe  të stilistëve të pavarur me famë botërore të cilat i përshtaten më së miri konceptit të dyqanit. Disa nga brendet janë STAMPD, Heron Preston, COMME DES GARÇONS, KENZO, Marcelo Burlon, Alexander MCQ, Pleasures dhe shumë të tjerë.

Dyqani ndodhet në Prishtinë, në Albi Mall qendrën tregtare më të madhe në vend.

Tërësisht i dizenjuar në nuancat e grisë metalike dhe blusë së errët dhe e ndërtuar nga një sërë materialesh industriale si betoni, çeliku dhe alumini, Homme sjell një koncept ndryshe të krijuar për të tërheq klientët që duan të përjetojnë synimet e stilistëve që fshihen pas modeleve të veshjeve që ne ofrojmë.

Dizajni me kontext industrial modernist, hapërsirat e mëdha dhe të larta, përbërja prej dy katesh, tavanet e larta dhe me struktura të ekspozuara të ndriçimit i japin dyqanit një pamje shumë atraktive dhe komode në të njejtën kohë. Me një hapësirë shumë të madhe të përbërë prej dy katesh, pjesa e brendshme e dyqanit përmban panele, rafte dhe grila metalike të cilat përcaktojnë ndarjet e ambientit.

Ndër pjesët më të veçanta të Homme është Homme Bar – një hapësirë e dedikuar për kënaqësinë dhe relakasin e klientëve. E projektuar për të krijuar një përvojë inovative të blerjeve,  ku vizitorët inkurajohen të pushojnë dhe të rimbushen me energji për blerje të reja duke shijuar një pije brenda ambientit të Homme ose në verandën e dyqanit të dedikuar për këtë qëllim.

Artikuj të ngjashëm