Historia tronditëse e bukuroshes kosovare: ‘Më ndjek nga prapa që 7 vite’

By

Histori të fansave të fiksuar keq pas një personi të famshëm kemi dëgjuar me bollëk si raste të ndodhura përtej oqeanit.

Megjithatë, në përvoja të tilla ka hasur të paktën edhe një bukuroshe nga Kosova. Bëhet fjalë për Mimozën e Big Brother që ka shokuar me historinë rrënqethëse që e ka zbuluar në profilin e saj në Facebook.

Kur është mbushur kupa, Mimoza ka treguar gjerë e gjatë për një person me inicialet B.F që e ndjek dhe nuk i ndahet tash e shtatë vite duke e shqetësuar në jetën private.

Ky është postimi i plotë i Mimozës shoqëruar me foton e individit. Prive.al për çështje etike ka vendosur të mos e publikoj emrin e djalit të cilin bukuroshja po e akuzon se është i sëmurë psiqik.

Njoftoj gjithe shoqerin time ky person me emrin B.F eshte nje fans qe kur isha pjes e big brother qe bejn 7 vite qe ateher kte njeri e kam konsideru si fans por ja qe ky na doli nje njeri i semur psiqikisht u be shum koh qe ky person po me bezdis ne rrethin shoqeror ne rrethin e biznesit qe zoteroj dhe ne jeten time private ky person eshte fiksu se do jem e ktij 100% dhe po mundohet sipas menyres vet te me prish terezin nje gje ta dij qe as ne enderr mos ta imagjinoj ket 100% qe i eshte fiksu .ky njeri eshte nje psikopat qe kercenon her pas here shoket shoqet e mija me te cilat un shoqerohem ky person kedo qe e ben friend ju lutem injorojeni sepse ky ka nevoj per mjekime .Ju lutem familjare te B.F nese shifni ket postim ju lutem ndihmojeni ate te kurohet ose perfundimisht do e paraqes tek organet policore qe te meren masa direkte per kte njeri i cili po me shqetson pa nevoj .Deri tani kam toleruar dhe kam mirekuptuar sepse e konsideroja thjeshte nje fans po gjerat kan arritur larg nese do vazhdosh B.F akoma keshtu un do i bej nje mbyllje perfundimtare ketij muhabeti gje qe deri tani se kam ber .
 
 

Artikuj të ngjashëm