Ky ka qenë komenti epik i Nicki Minajt për Melindën kur e ka parë nga afër

By

Melinda ishte sonte e ftuar në ‘5 data’ të emisionit Prive.

Ajo shpalosi momente të ndryshme nga jeta e saj, ku një prej tyre sigurisht që ishte pjesëmarrja në American Idol.

E pyetur nga Liberta Spahiu për pjesëmarrjen në dy edicione të spektaklit, ajo tregoi përshtypjet e takimeve me Jennifer Lopez dhe Nicki Minaj.

Kjo e fundit ka pasur edhe një koment për të.

“ka qenë shumë interesant. Më ka thënë po më pëlqen shumë outfiti [veshja] jote, a mundesh me u rrotullu. U rrotullova dhe më tha “cute b*tt” [të pasme të lezetshme]” – ka treguar Melinda për komentin e marrë nga Nicki Minaj.

Detajet ua sjell videoja e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm