Historia e parrëfyer e Vesa Lumës!

By

Këngëtarja Vesa Luma ka ndarë me fansat në rrjete sociale një pjesë nga personalja të cilën nuk e ka rrëfyer shpesh.

Bëhet fjalë për afeksionin që ajo, si çdo kosovar tjetër në të kaluarën ka pasur për mëmën Shqipëri dhe mitizimin që i është bërë tokës së ëndërruar.

Por, duket se Vesa gjithmonë ka pasur një parandjenjë për një lidhje të fuqishme me Shqipërinë, që nga koha u vërtetua se kishte të bënte me historinë e dashurisë me reperin Gerald Xharri.

‘Ashtu si cdo familje e shqiptareve te Kosoves,edhe une jam lind dhe rrit me frymen e dashurise per atdheun tone,Shqiperine..Per here te pare isha ne vitin 97 kur ne Pallatin e Kongreseve kenduam ne Festival Femijesh..Qe nga ajo dite ,e ndjeja qe dicka akoma me e madhe do te me lidhte me kete vend.. Pavaresisht kesaj,nuk do ta harroj asnjehere ne jete dashurine,mikepritjen dhe respektin tuaj! ❤️ Nga Tirana juaj,tashme dhe e imja’ – ka shkruar Vesa.

Këngëtarja pret që për pak javë të sjell në jetë fëmiun e parë, Lianin. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm