Kanë disa vjet bashkë ndërsa tani ata janë edhe prindër të një djali me emrin Tian.
Historia e tyre e dashurisë mbiu nga hiçi dhe papritmas ata dhanë lajmin se ishin bashkë, derisa më pas u zbulua edhe shtatzënia e Tunës.
Por si nisi gjithçka ishte kryesorja që na interesonte?
Tuna dhe Patrisi, para se të lidheshin bashkë, njiheshin shumë moti me njëri tjetrin ndërsa historinë e tyre të dashurisë e ka treguar vet instrumentisti në emisionin Xing me Ermalin në TV Klan.
“E njihja shumë moti. Tuna gjithmonë ka shkuar në palestër. Ha natën dhe shkrij ditën”, – ka thënë me shaka Patrisi.