Histori simpatike: Ja çfarë i tha djali Mimoza Kusarit pasi u bë deputete (VIDEO)

By

Mungesën më së shumti ia ndjenë familja, pasi karriera e saj shpesh ia pamundëson që të jetë pranë tyre.

Ish kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, vjen kësaj here në Prive në një rrëfim ndryshe nga ai që kemi dëgjuar deri tash.

Një pjesë e jetës së Mimozës, mbetet e panjohur për publikun ngase ajo gjithnjë shfaqet në petkun e politikanes.

Pasi humbi zgjedhjet në Gjakovë, ajo u kthye në postin e deputetes dhe tani është në Prishtinë edhe më pranë fëmijëve të saj.

Kusari rrëfen se si djali i saj i vogël Edoni, i ishte gëzuar një ditë faktit që deputetja kishte qëndruar në shtëpi deri në mesditë bashkë me të.

E më pas, i kishte shprehur dëshirën që të qëndronte më shumë në shtëpi, ngase në punën e re ajo vetëm po rri! Kjo sepse ai e kishte parë në televizion të ëmën, duke qëndruar vetëm e ulur në Kuvend!

Dëgjojeni me detaje rrëfimin e Mimozës në këtë link:

 

Artikuj të ngjashëm