E paska mbajtur të fshehur! Këngëtari shqiptar bëhet baba (FOTO)

By

Një lajm i mrekullueshëm vjen nga familja e këngëtarit të njohur shkodran, Sidrit Bejleri.

Familja Bejleri është shtuar me një anëtar të ri me ardhjen në jetë të një vajze.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram, duke befasuar ndjekësit që nuk ishin në dijeni se familja Bejleri do të rritet me një anëtar të ri.

‘Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë!’ – është shprehur Sidriti në postimin e bërë.

Këngëtari shkodran shfaqet tejet i rezervuar sa i përket familjes dhe një ndër fotot e rralla të tij me bashkëshorten dhe dy fëmijët, ua sjellim më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm