Histori inspiruese nga Ramë Lahaj: Si u bë që këndoi me idolin e tij të përjetshëm? (VIDEO)

By

Një zë i madh i rritur në një fshat të Istogut, megjithatë prapa vetes mbanë një histori inspiruese dhe një rrëfim të paimagjinueshëm.

Tenori Ramë Lahaj e nisi karrierën në muzikën klasike vonë, por ai është mishërimi i asaj që “kurrë s’është vonë të ndiqen ëndrrat”.

Kosovari me zërin e bukur, u bë pjesë e operave më të njohura botërore, si ajo e Sydney në Australi e në Paris, duke u miqësuar edhe me njërin ndër ikonat e këtij zhanri muzikor, Placebo Domingon.

Të mërkurën, në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin, Lahaj ka treguar se si kur ishte student i Fakultetit të Arteve në Tiranë, e kishte deklaruar se një ditë do këndonte me mjeshtrin e madh, megjithatë u pa me sy dyshues.

“S’më ka bërë asnjëherë përshtypje prejardhja ime. As nuk kam harxhuar kohë të mendoj për të. Më duket budallallëk që në një vend të vogël si Kosova të bëhen dallime të tilla. Kur isha në fakultetin e arteve në Tiranë ne të gjithë kishim idolët tanë dhe ata që i dëgjonim. U thosha se një ditë do të këndoj me Placebon, por gjithnjë më kanë parë sikur të çuditshëm”, thotë Lahaj.

Ndiqeni të plotë intervistën në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm