Himena për Stresin: Kur dikush më ‘shan’ familjen aty mbaron muhabeti (VIDEO)

By

E ftuar në “Big Talk” këtë të diel ishte e eliminuara e së premtes nga Big Brother VIP Kosova, Himena Sherifi.

E pyetur lidhur me diskutimet e nxehta që ka pasur me reperin Stresi për kohën e shkurtër që qëndroi brenda formatit, ajo tha se ky i fundit ka futur familjen në mes dhe aty për të ka mbaruar muhabeti.

“E kemi parë shumë herë që ka degraduar me fjalë, është shumë manipulues, mundohet me e ngritë veten, me i ulë të tjerët, e luan nganjëherë sikur nuk po di, mua më ka prekur edhe një rast ku ka thënë mos t’i përfshijmë familjet përderisa është ai që vesh kanatiere, duksa “UÇK”,  edhe kur erdhi puna tha mos përmend familje derisa unë isha duke folur për babin tim që është veteran edhe Himena është e vetmja qaty që ndoshta edhe nuk ka veshur kurrë, s’kam pasur nevojë me marrë maica gjë që të tjerët e kanë shfrytëzuar këtë gjë edhe janë sharë e kur është kryer Prime ia kanë zgjatur duart njëri-tjetrit”, tha Himena.

Klikoni linkun më poshtë për të parë videon dhe emisionin e plotë.

Artikuj të ngjashëm