Hidhjani një sy dhuratës së shtrenjtë që mori Ermal Mamaqi nga një fans

By

Ermal Mamaqi mund të jetë i bekuar me një dhunti të hatashme: t’i bëjë njerëzit të qeshin pa një pa dy, por ai nuk e ka vetëm atë fat.

I adhuruar nga shumë njerëz, ai ka krijuar tashmë grumbullin e fansave të tij, të cilët s’janë thjesht fansa që e shohin nga televizori.

Njëri nga ta, i ka bërë Ermalit një dhuratë të shtrenjtë të cilën ai e ka prezantuar me publikun, përmes profilit të tij në Instagram.

Një orë e markës Festina, ka qenë dhurata që Ermali ka marrë nga fansi, të cilit nuk i ka bërë publik emrin.

Ky person duhet të jetë goxha i pasur në një vend relativisht të varfër si Shqipëria, meqenëse i ka bërë Ermalit një dhuratë kaq luksoze, çmimi i së cilës kalon shifrën tre shifrore dhe rrallë herë ka 1-shin përpara. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm