Elvana Gjata ishte emri më i lakuar i titujve të mediave shqiptare, pasi u raportua se ishte e përfshirë në një konflikt të armatosur që ndodhi tek ish-blloku në Tiranë, ditë më parë.
Aty mbeti i vrarë një person, ndërsa nga policia u intervistua edhe këngëtarja Gjata, e cila më pas iku nga Shqipëria e nga ajo, s’u dëgjua asnjë lajm.
LEXO:
Zbulohen detaje te reja nga prapavija e konfliktit ku u perfshi Elvana Gjata
Por papritmas në Youtube u publikua një këngë e saja me reperin Poo Bear.
Kënga siç duket ka qenë e planifikuar të lansohet kohë më parë, ndërsa sot ajo ka dalë online në kanalin e Poo Bear, ndërsa në rrjetet sociale të këngëtares nuk ka asnjë “shenjë jete”.
Gjata nuk e ka promovuar projektin e ri siç bën gjithmonë, ndërsa kjo këngë quhet “SHADE” e në videoklip, këngëtarja shkëlqen. /Prive.al
Përmbledhje e ngjarjes:
Një person vdiq dhe 2 të tjerë u plagosën ditë më parë në një lokal në vendin e quajtur ish-blloku në Tiranë. Viktimë e ngjarjes së djeshme sipas mediave shqiptare, është Fabian Gaxha ndërsa i plagosur ka mbetur Ervis Martinaj, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate, të cilët kanë qenë së bashku në lokal.
Sipas dëshmive që policia kishte marrë në vendngjarje, konflikti ndodhi në kushtet kur në lokal ndodheshin Ervis Martinaj Fabian Gaxha dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabiol Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.