Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë deri tek martesa mes këngëtarit Albatrit Muqiqi dhe të fejuarës së tij Egzona Brahimaj.
Por edhe pse dita e madhe e martesës është kaq afër çifti kanë punuar deri më tani për gjithçka pothuajse në heshtje duke mos ‘krijuar’ lajme nëpër media për ditën më të veçant të tyre.
Ndryshe nga dasma e mëhershme e djalit të Shyhrete Behlulit e cila shkaktoi bujë të jashëzakonshme, Albatriti dhe Egzona kanë vendosur që sa i përket dasmës së tyre gjithçka të mbetet në suaza familjare e të mos marrë vëmendje aq të madhe mediatike.
Vetëm nata e fundit i gjeti çiftin duke u ‘ekspozuar’ pasi që treguan se po kryenin setin fotografik për të cilin kishin angazhuar fotografin Norik Uka.
E arsyet e kësaj heshtje janë ndoshta edhe pse organizimet nga ana e tyre janë më të pakta në numër duke marrë parasysh se Egzona ende nuk ka mbajtur ‘kanagjegjin’ i cili është bërë zakon kohëve të fundit.
Por duket se e tërë ky ‘pasivitet’ po na paralajmëron për diçka mjaft të madhe në mbrëmjen finale të çiftit. /Prive.al/