Arritën të konsolidojnë një lidhje komplet jashtë syve të publikut.
Për muaj të tërë rresht, Haxhi Krasniqi dhe Heidi Lushtaku ishin larg syrit të publikut deri në zbulimin e lidhjes nga emisioni Prive.
E nga ai moment, dyshja që përbëjnë një prej çifteve më të reja por me vëmendje relativisht të madhe nuk janë fshehur.
Fotot e përbashkëta nga udhëtimet e takimet familjare nuk kanë munguar por duket se Robini e Heidi kanë ‘lëshuar dorën’ edhe për të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale edhe momente më intime.
Në fotografinë e fundit, ata shihen në qiellin e shtatë të lumturisë teksa shkëmbejën puthje. Iu shkoftë kështu gjithmonë! /Prive.al/