MC Kresha dhe Arta Bajrami po vijnë në bashkëpunim

By

Një super bashkëpunim po vjen së shpejti!

Një foto e postuar nga Don Arbas që shfaqte atë, Arta Bajramin e bashkëshortin dhe reperin MC Kresha në studio ngjalli dyshime për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.

E pikërisht një duet është ai që ka bërë bashkë emrat e njohur!

Prive ka kontaktuar producentin Don Arbas i cili për portalin tonë ka konfirmuar bashkëpunimin mes Arta Bajramit dhe MC Kreshës.

‘Jam duke punuar në projektin Arta ft. Mc Kresha. Është një projekt shumë i mirë i zhanrit R&B / Hip hop. Gjithashtu, në rrugë janë edhe shumë projekte të tjera single’ – deklaroi Arbas.

Numërimi prapa ka filluar dhe kjo këngë pritet të jetë gati brenda pak javësh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm