Jo më kot është thënë që gjuha latine është zëri i dashurisë dhe pasionit. Është lehtë e kapshme, gjuhë e ëmbël dhe ritmet muzikore latinët i kanë të hatashme, do vallëzoje edhe me këngën më të trishtueshme në botë.
DESPACITO e Louis Fonsi dhe Daddy Yankee bëri namin e po ashtu edhe kënga HAVANA e Camila Cabellos.
Por së fundmi, me qindra miliona klikime ka marrë edhe një tjetër këngë latine. Në vetëm katër muaj “Down Town” nga Anitta & J Balvin, një këngë me një katërkëndësh dashurie.
Vallëzim, pasion e tradhti, teksti është interesant e klipi, është një histori e bukur e rrëfyer në vetëm 3 minuta! /Prive.al