Dollapet e vajzave të famshme, janë gjithmonë qejf për t’i parë. Dhjetëra çanta e këpucë, pallto e aksesorë – ahh parajsë.
Por harrojini për pak momente dollapët e gocave që vishen bukur, dhe prisni sa të shihni atë të reperi kosovar Mozzik.
Gramoz Aliu, në të gjitha paraqitjet e tij publike, e ka pranuar se i pëlqen të vishet shtrenjtë dhe rrobat e tij e mbathjet, gjithmonë janë të markave të njohura.
Së fundmi ai na e ka prezantuar tërë koleksionin e tij të atleteve përmes disa storieve në Instagram, ku rrëfen një nga një këpucët e atletet e markave si Balenciaga e Alexander McQueen. /Prive.al