Venera Mustafa dhe IMG Models organizojnë Open Model Casting për herë të parë në Kosovë

By

Venera Mustafa dhe IMG Models organizojnë Open Model Casting për herë të parë në Kosovë, për të gjetur fytyra të reja për përfaqësim global.

Eventi zhvillohet me 8 korrik, nga ora 10 e 30 deri 18 e 30 me lokacion tek Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” Prishtinë, Kosovë.

Mund të marin pjesë: Të gjithë modelët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

View this post on Instagram

A post shared by veneramustafa (@veneramustafa)

Nuk ka regjistrim apo aplikim, dhe përvoja e mëparshme në modelim nuk është e rëndësishme. Ju të cilët jeni të interesuar mund të shkoni në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë mes orës 10:30 – 18:30.

Të gjitha modelet dhe modelët nën moshën 18 vjeç duhet të jenë nën shoqërimin e prindit apo një të rrituri. Duhet të shkoni me flokë natyral, pa grim dhe me veshje të thjeshtë. Femrat duhet të sjellin këpuca me taka të larta me vete në open casting.

Gjithashtu e rëndësishme: Po kërkohet modele femra me gjatësi mbi 1.73 dhe meshkuj me gjatësi mbi 1.82

Informatat Kyçe

  • Thirrja e hapur për casting organizohet nga dizajnerja dhe agjentja amë Venera Mustafa bashkë me agjencionin ndërkombëtar IMG Models.
  • IMG Models do ta vizitojë Kosovën për herë të parë për të zbuluar fytyra të reja nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
  • Krahas Venera Mustafës dhe skautëve nga IMG Models, prezente në casting do të jetë edhe modelja nga Kosova Sihana Shalaj e cila është nën menaxhimin ndërkombëtar të IMG Models.
  • Që nga kontrata me IMG Models, Sihana ka korrur sukses të madh ndërkombëtar dhe ka sfiluar për shtëpitë më të mëdha të modës botërore përfshirë Prada, Miu Miu, Yves Saint Laurent, Versace, Balenciaga, Givenchy dhe Raf Simons mes shumë tjerash.
  • Suksesi i pakontestueshëm i Sihanës po e sjell IMG Models për herë të parë në rajon për të identifikuar fytyra të reja mashkullore dhe femërore për tu bërë pjesë e këtij agjencioni prestigjioz.

Informata mbi IMG Models

  • IMG Models është lider ndërkombëtar në identifikimin e talentëve dhe në menaxhimin e modeleve e njohur gjerësisht për portfolion e saj diverse të klientëve. Agjencioni ka zyra në gjashtë kryeqendra botërore: New York, Los Angeles, Londër, Paris, Milano dhe Sidnej. Në mesin e modeleve të menaxhuara nga IMG Models janë edhe Gigi dhe Bella Hadid, Ashley Graham, Hailey Bieber, Paloma Elsesser, Alton Mason, Precious Lee, dhe shumë të tjerë.

 

 

Venera Mustafa është skulptore dhe dizajnere e modës e lindur dhe e rritur në Prishtinë. Pas diplomimit nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, Venera Mustafa u shpërngul në Paris për të studiuar fashion design – womenswear në École supérieure des arts et techniques de la mode ESMOD. Pas rikthimit në Prishtinë në vitin 2011 ajo e themeloi shtëpinë e saj të modës “veneramustafa”. Studio dhe showroom i saj gjendet në Prishtinë ku krijohen veshje me volum të limituar.

Artikuj të ngjashëm