Harrojeni si moderator – Alaudin Hamitin bën namin si DJ

By

Është i njohur për figurën atraktive, për stilin unik që ka dhe energjinë pozitive që përcon në ekran.

Ai ka katër vjet që drejton Nd’rrimin e Natës, njërin ndër emisionet më të ndjekura në Kosovë, ndërsa talenti i tij, nuk përfundon me kaq.

Moderatori i njohur i Klan Kosovës Alaudin Hamiti, po e “qajka” fare edhe si DJ.

Në një ndejë mbrëmë, ai është përkujdesur për muzikën e mysafirëve të një lokali në Prishtinë, ndërsa kjo punë i paska hije shumë.

Është politikani Besnik Tahiri ai që e ka xhiruar Hamitin në aksion e sipër, derisa ai po e jepte më të mirën nga vetja për të përzgjedhur ritme të bukura. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm