Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po bën pushimet bashkë me familjen në Jalë të Shqipërisë.
Politikani kosovar, i shoqëruar nga gruaja Anita Haradinaj, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar dhe atje s’ka mundur t’iu ikë paparacive.
Haradinaj madje është xhiruar duke bërë lojëra në ujë, të ngjashme me ato që pamë nga futbollisti Christiano Ronaldo me të dashurën e tij Georginan, nga një jaht gjatë pushimeve.
Mediat shqiptare arritën të sigurojnë disa foto dhe një sekuencë video, ku kryeministri kosovar shfaqet në bregdetin e Jalës me bashkëshorten Anitën, e cila mahnit me format trupore dhe jo më pak me rrobat e plazhit Louis Vuitton.
Njësoj si ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, edhe ‘ylli i politikës kosovare’ Ramush Haradinaj preferon ‘lojërat’ në det, duke hedhur fillimisht bashkëshorten e më pas vetë për të notuar më pas. /Prive.al