Tashmë kanë kaluar disa muaj që kur Fero i dha fund punës së tij me ish-menaxhmentin On Records.
Pasi ndodhi kjo, reperi udhëtoi drejt Gjermanisë, saktësisht në Berlin për të vazhduar karrierën e tij muzikore.
Ai solli disa projekte muzikore të cilat u mirëpritën nga adhuruesit e muzikës së tij dhe përveç kësaj, sot artisti hapi edhe labelin e tij personal.
“Gang Gang Entertainment” – quhet shtëpia që do të mirëpres artistë dhe ku do të punohet për këngë të reja.
Fero ka bërë hapjen e tij tashmë edhe publikisht dhe ju mund të ndiqni videon e mëposhtme për të dëgjuar çfarë thotë ai./Prive.al