Ndarja nga Selena Gomez, nuk është se e la shumë të dëshpëruar këngëtarin The Weeknd.
Dyshja i dha fund lidhjes 2 javë më parë, ndërsa Gomez u pa çdo ditë e shoqëruar nga ish i dashuri, Justin Bieber.
Dhe hakmarrja nuk ka vonuar për The Weeknd, i cili të premten është parë duke u shoqëruar me modelen Yovanna Ventura, e cila ishte e dashura e Bieber.
Një burim i çiftit, ka thënë për revistën amerikane US Weekly, se të ftuar në datëlindjen e reperit French Montana, Weeknd dhe Ventura, nuk i kanë lëshuar dorën njëri tjetrit.
“Weeknd ishte aty, dorë për dore me Venturën gjatë tërë natës”, ka thënë burimi për Us. “Ata erdhën bashkë dhe po i mbanin duart. Ai qëndroi aty rreth dy orë dhe gjatë tërë kohës i mbajti dorën, sikur donte të tregonte se edhe ai ka një të dashur tani”, ka deklaruar ky burim. /Prive.al