Krejt i vetëm në sukses: Capital T revoltohet me mediat dhe kolegët

By

Është njëri ndër emrat më të suksesshëm në repin shqiptar dhe sapo e zbuloi se çka e shtyn të krijojë.

Capital T, që këtë verë doli të jetë jo vetëm reperi, por edhe artisti më i klikuar shqiptar, nuk mbështetet në askënd gjatë rrugëtimit të tij në muzikë.

Kapo, është shprehur paksa i revoltuar me mediat dhe kolegët e tij në industrinë e muzikës, dy elemente këto që ai i përmend të mos i kenë ndihmuar të arrijë suksesin.

Në  një fotografi që ka publikuar në Instagram, ku shihet në një studio muzikore, Capital T ka shkruar një frazë interesante, duke ia dedikuar arritjet e tij muzikës.

“Muzika është forca ime kryesore, as mediat e as propaganda dhe as mbështetja e njerëzve të industrisë së muzikës. Vetëm unë, Kapo i vërtetë dhe melodia ime”, ka shkruar reperi. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm