Sara Hoxha na përditëson për gjendjen e saj shëndetësore dhe ka një mesazh

By

Mëmësia është një sfidë e gjatë, që shpeshherë na përcjell edhe me probleme shëndetësore.

Ishte Sara Hoxha e cila së fundmi ndau një përvojë shqetësuese. Ajo tha se arriti temperaturën prej 40 gradësh pas mbingarkesës së gjirit.

“Mbingarkesë qumështi që nga dita e djeshme. E nënvlerësova këtë gjë derisa më solli një temperaturë 40 gradë dhe shumë dhimbje. Më duhet të filloj me antibiotikë dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë”, ka shkruar Sara krahas një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Me një përditësim pasardhës, ajo ndau një video për të sqaruar gjendjen e saj shëndetësore duke thënë se tani po ndihet shumë më mirë dhe se nuk e di arsyen e mbingarkesës së qumështit në gjinj.

“Mamat e reja që jepni gji ju lutem bëni kujdes, shkarkoni mirë gjinjtë sepse çfarë nuk mund të ndodhi”, është shprehur Sara ndër të tjerash. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm