Grimerja shqiptare përkujdeset për grimin e Blac Chynas

By

Grimerja shqiptare Dafinë Neziri, e njohur për punën e saj me punën VIP-a vendorë e botërorë, së fundmi ka bërë bujë teksa është kujdesur për grimin e një superstari.

Bëhet fjalë për Blac Chyna-n, modelen e famshme amerikane, e cila dikur u shfaq në video klipin “Monster” të Nicki Minaj dhe Kanye West, dhe jo vetëm.

Në një video të publikuar në TikTok nga Neziri, Chyna shihet të shkëlqejë nga grimi prej duarve të artistes shqiptare.

Blac Chyna ndryshe njihet edhe si ish kunata e Kim Kardashian dhe motrave të saj, pasi që ka qenë e fejuar me Rob Kardashian.

Rob Kardashian dhe Blac Chyna u fejuan në prill të vitit 2016. Ata kishin një fëmijë që e pagëzuan me emrin Dream, përpara se të prishnin lidhjen e tyre të trazuar në vitin 2017.

Gjithashtu, Blac Chyna ishte në një romancë dashurie edhe me ish partnerin e Kylie Jenner, reperin Tyga, me të cilin po ashtu ka një fëmijë – King Cairo.

@dafineneziri #dafineneziri @blacchyna ♬ original sound – Jus Ash

Artikuj të ngjashëm