Mario Dedivanoviç, apo siç bota e njeh – makeupbymario, grimeri i femrës më të famshme në shoëbiz, Kim Kardashian, është aktualisht në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, aty ku po mbanë masterclass.
Grimeri shqiptar me famë botërore, paralajmëroi këtë ngjarje shumë muaj më parë, dhe më në fund ka bërë të lumtur shumë grimerë me ardhjen e tij nga i cili do të marrin shumë këshilla.
Ndër shumë artistë të cilët janë sonte të pranishëm, është edhe Sellma – grimerja më e njohur shqiptare, e cila postoi edhe një instastory, duke e quajtur Marion ‘baba i makeup’.
Postimin e Sellmës e mori Mario dhe e postoi në Instagramin e tij në të cilin ka miliona ndjekës nga e gjithë bota, përfshirë yje botëror.
Përveç fotos, grimeri edhe e etiketoi Sellmën në story./Prive.al