Greta tregon çfarë duhet bërë për të dalë në një darkë me të (FOTO)

By

Greta Koçi shpesh herë shfrytëzon opsionin pyetje/përgjigje në Instagram.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, kësaj radhe ishte përballë pyetjes se çfarë duhet bërë për të dalë në një darkë me të.

Greta kishte një përgjigje epike!

“Duke u ulur ju në tavolinën e restorantit dhe duke pasur përball nga ekrani i TV ose telefonit tuaj me një klikim në kanalin youtube. Zgjidhje tjetër s’më vjen në mendje”, tha ajo.

Përveç kësaj, artistja njoftoi se një këngë e re vjen së shpejti madje ajo do të jetë shumë prekësë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm