Gena me këngë të re!

By

Gena sapo ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar ‘Jo pa ty’.

Kënga ka tekst dhe muzikë të vetë këngëtarit teksa orkestrimi është bërë tek Edlir Begolli.

Videoklipi i këngës, megjithëse po publikohet në fund të muajit Tetor, është mjaft veror pasi është i xhiruar në pjesë të bregdetit grek.

Ky krijim është brenda suazave të identitetit të Genës dhe hyn në vazhdën e disa projekteve të lançuara gjatë këtij viti e të cilat rezultuan mjaft të suksesshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm