Grekët iu hodhën në sulm pasi kritikoi Mykonosin, Gigi Hadid ka një përgjigje për të gjithë

By

Vëmë bast që të gjithë ju e njihni super modelen Gigi Hadid – apo thënë edhe më ndryshe, kunatën e këngëtares shqiptare Dua Lipës.

Së fundmi Gigi ka shkuar për pushime në Mykonos të Greqisë dhe ka raportuar në Instagram se villa e saj u grabit dhe disa gjëra iu vodhën.

“Mos e lini instagramin t’iu mashtrojë. Më grabitën. S’do vij më kurrë këtu dhe s’do t’ua rekomandoja. Shpenzojini paratë diku tjetër”, ka shkruar modelja në Instagram.

Mirëpo grekët në Instagram i janë kundërvënë modeles duke i thënë se mund të të grabisin kudo në botë.

Ndërsa të tjerë shkruanin se ekonomia e Greqisë varet shumë edhe nga turizmi dhe një postim si ky i Gigit mund t’iu shkaktojë dëme ekonomike shumë familjeve.

Gigi Hadid shkroi gjëra të këqija për Mykonos, grekët i hidhen në sulm

Edhepse në fillim ehshti, Gigi më në fund ka vendosur t’iu përgjigjet të gjithë komentuesve që e kritikuan.

“Më lejoni ta bëj këtë gjë të qartë për të gjithë ata që mendojnë se unë nuk e meritoj të kem opinionin tim për një eksperiencë timen dhe t’i njoftoj njerëzit për këtë gjë – më grabitën bashkë me 30-të shtëpi të tjera atë natë, e disa grabitje ishin të armatosura. Unë nuk isha e gatshme t’i kontaktoja autoritetet përvec që kisha sigurimin tim. Ky është një privilegj që jo të gjithë që udhëtojnë atje. Nëse diçka ndodh dhe stacioni policor është i mbyllur, nuk ka asgjë që mund të bësh për ta ndihmuar veten. Duket sikur ata uk kanë trajnimin e duhur për nivelin e krimit që ndodh çdo natë atje”, ka shkruar modelja.

“Këtë informacion që e ndava me njerëzit para se të shkojnë. Ky është mendimi im dhe nëse nuk e pëlqeni, nuk është problemi im. Shkoqem duke punuar dhe mezi gjej kohë për një udhëtim me miqtë e mi, dhe nëse dua të publikoj fotografi pasi më kanë grabitur, do ta bëj”, ka shkruar Gigi.

Artikuj të ngjashëm