Këngëtari i famshëm martohet nesër, zbulohen detaje nga dasma!

By

Sa herë që martohet një këngëtar, dasma e tij shndërrohet në një koncert të vërtetë.

Me siguri kjo gjë do të ndodhë edhe në dasmën e këngëtarit të njohur Erik Lloshi i cili vendosur t’i japë fund beqarisë këtë të shtunën, pas disa vitesh lidhje me partneren e tij, Blerinën.

Dyshja e famshme do të realizojnë dasmën në një kompleks në periferi të Tiranës kurse sipas Blitz.al, këngëtarja që do të mbajë gjallë dasmën është Aurela Gaçe – dhe ajo po që do i japë zjarr kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Lloshin.

Ndërkohë të ftuar në dasmë, do të jenë pa dyshim edhe shumë artistë të tjerë, të cilët me siguri do të këndojnë për mikun e tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm