Futbollisti i njohur me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, duket se po i’a del mjaft mirë të mbajë në balancë jetën private dhe profesionin e tij.
Edhe pse shumë i angazhuar me futbollin, Graniti, po gjen mjaft kohë edhe për të dashurën e tij, Leonitën, e cila qysh nga transferimi i tij në Angli po i qëndron afër.
Darkat e udhëtimet e shumta rreth e përqark Anglisë janë vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë po përjetojnë dyshja të cilët dashurinë ndaj njëri tjetrit po e pasqyrojnë më së miri përmes postimeve të tyre në rrjete sociale.
Një i tillë ka ardhur edhe ditën e sotme ku dyshja u panë mjaft të lumtur nën rrezet e diellit. /Prive.al/