Gold AG së shpejti me tjetër projekt

By

Gold AG së shpejti do të ketë gati projektin e ri muzikor. Siç është shprehur reperi për faqen e tij në Facebook kënga e re do të titullohet ‘Ktu’ dhe veçohet me tekst mjaft voluminoz.

Ky tekst është i shkruar si pothuajse gjithë herëve të tjera nga vetë Ariani kurse aranzhmani është punuar tek Barooti.

Këngës do t’i bashkamgjitet edhe videoklipi për të cilin nuk është vendosur ende asgjë konkrete. Për fund, Goldi i ka premtuar fansave se ky vit do të jetë më aktivi kur është fjala tek lançimi i projekteve muzikore.

Të kujtojmë se krijimi i fundit i reperit ishte ilahia ‘Në shtëpinë tënde’ të cilën e solli në bashkëpunim me Kreshnik Avdiun. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm