Kallashi ndalohet nga policia, këto janë detajet! (FOTO)

By

Valltarja e njohur, Kallashi, mbrëmjen e kaluar duket se ka hasur sërish në probleme të cilat janë pak a shumë të njohura për të.

Ajo u ndalua nga policia për një kontroll rutinor teksa mes shumë pyetjeve që i bënë ata nuk harruan t’a pyesin as për qenin ‘Zion’ të cilin po e mbante me vete.

Të paktën kështu ka njoftuar vetë Kallashi përmes profilit të saj në Snapchat ku tregoi për ngjarjen në fjalë.

Siç duket këtë herë Kallashi ka qenë në rregull sa i përket gjitha gjërave teksa ndalesën që i’u bë e ka marrë me shumë sportivitet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm