Mbrëmjet muzikore i ka të shpeshta gjithandej ku flitet shqip. Fakti se reperi Arian Agushi është shumë i kërkuar nga publiku ka bërë që për të, të mos ketë pothuajse asnjëherë pushim pa marrë parasysh sezonin.
E Goldi sonte ka performuar Lublanë të Sllovenisë, një destinacion ky jo shumë i frekuentuar për koncerte nga artistët shqiptarë.
Atje nga shqiptarët është pritur në mënyrën më të mirë të mundshme nga çfarë shihet në fotot e postuara.
Në imazhin e postuar në Instagram, Ariani shihet teksa ka përkrah tërë publikun i cili bën me duar simbolin e shqiponjës.
‘Falemnderit SHQIPTAR’ – ka shkruar reperi në foton e postuar. Kujtojmë se në planin artistik, Gold AG ishte tejet aktiv muajve të fundit duke lançuar projekte që u pëlqyen nga publiku pothuajse çdo dy ose tre javë./Prive.al/