Gold AG përsëri me bashkëpunim: Këtë herë me një këngëtare të muzikës popullore

By

‘Pa ty’ është projekti i fundit nga Gold AG të cilin e solli në bashkëpunim me këngëtaren Kaltrina Selimi.

E tashmë një muaj pas lansimit të këngës në fjalë duket se koha për projektin e ri ve♪5se ka ardhur.

Bëhet fjalë përsëri për një duet por kësaj rradhe artisti do të vijë me një prej këngëtareve të muzikës popullore.

Lule Mustafa njëherit edhe motra e vogël e ‘Motrave Mustafa’ do të jetë këngëtarja që do të jetë pjesë e projektit më të ri të artistit.

Muzika e këngës do të punohet nga Fatos Canolli teksa teksti si gjithmonë nga vetë reperi.

Këngës do t’i bëhet edhe videoklipi por që njëherit nuk është bërë ende e ditur se me kë do të bashkëpunojnë dyshja teksa kjo nuk është hera e parë që artistin e shohim në duet me një këngëtare të muzikës popullore. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm