Është ndoshta artisti i vetëm që është mysliman i devotshëm, ka tatuazhe në trup dhe është reper.
Shpesh ka shkaktuar polemika me tekstet e këngëve të tij ku fyente disa figura publike dhe njihet për patriot të flaktë pasi i këndonte edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Reperi Gold AG, përveç të tjerash ka edhe një filozofi interesante për jetën. Në profilin e tij në instagram, ai pa bërë një dedikim apo thënë shkurt, ka publikuar një ‘thënie të mençur’ nga ai.
“Jeta s’çon ka do vet, mirë se vjen çka t’vjen prej Zotit”, ka shkruar reperi, duke eshoqëruar këtë deklaratë me një fotografi që ka realizuar gjatë ndonjërit prej udhëtimeve të tij me avion.