Gold AG duet me Greta Koçin?!

By

Reperi Gold Ag edhe pse para pak dite solli këngën ‘Shqiptar Stambolli’ me Shaqir Cërvadikun nuk e ka në plan të pushoj.

Ariani është duke punuar intenzivisht me projekte të reja e dy nga to do të jenë në bashkëpunim.

Tashmë është bërë e ditur se ai është bërë bashkë me këngëtarin Sabri Fejzullahu për një këngë me temë mërgimin e po ashtu para saj vie me një duet me një këngëtare.

Goldi është bërë bashkë me Greta Koçin për të sjellur projektin ‘Mas miri’ që është shkruar nga reperi e muzika është punuar nga Gramoz Kozeli.

Kënga do të vizualizohet edhe me klip nga Max Production.

Ndërsa në nëntor do të vie edhe me dy ose tre këngë të tjera patriotike./Prive.al

Artikuj të ngjashëm