Në prag të sfidës së re, Nora nuk harron Robertin!

By

Këngëtari Robert Berisha është në prag të një sfide të re.

Ai këtë të Dielë nis programin e tij “Robi plaket kur don vet”.

Ky format “late night shou” do të transmetohet në Klan Kosova dhe përpara se gjithçka të nisë zyrtarisht, për “këmbë të mbarë” është përkujdesur Nora.

Ish-bashkëshortja e këngëtarit që po shndërrohet tashmë në prezantues televiziv ka shpërndarë në profilet e saj të gjitha detajet përcjellëse të emisionit, si një shenjë përkrahjeje.

Raporti mes Norës dhe Robertit pas ndarjes është një prej raporteve që duhet marrë shembull dhe ky rast nuk kishte se si të përbënte përjashtim. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm