Një ndër festivalet më të mëdha në Britani të Madhe, i njohur si Glastonbury, ka gjasa të rikthehet për adhuruesit në 2021-ën.
Kështu kanë bërë të ditur organizatorët, të cilët po synojnë ta kthejnë festivalin gjatë muajit qershor të vitit të ardhshëm.
Bashkë-organizatorja, Emily Eavis, ka shkruar në twitter se megjithë thashethemet, festivali nuk po shtyhet për në shtator.
Organizatori Michael Eavis kishte thënë më parë se fati i ngjarjes së vitit 2021 ishte i pasigurt pasi festivali i këtij viti u anulua për shkak të koronavirusit.
Ndërsa vajza e tij Emily, shkruan se ”jemi akoma shumë duke synuar muajin qershor”.