Gjyste Vulaj e akuzon Rita Orën!

By

Fillimisht ishte si surprizë për Kosovën…

Kur Rita Ora erdhi për të festuar bashkë me kosovarët, 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ajo kishte përgatitur edhe një befasi që askush nuk e priste.

Këngëtarja me famë botërore, kërceu ‘vallen e Rugovës’ dhe ndezi atmosferën në maksimum – si surprizë për shqiptarët.

Të njëjtën e bëri Rita mbrëmë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë”.

“SHOTA” e përzier me këngë të saj, po krijonte një atmosferë emocionuese për të gjithë njerëzit që ishin aty për ta parë e dëgjuar nga afër.

Por, pikërisht për ‘vallen e Rugovës’, sapo u bë një ‘akuzë’ drejt Ritës.

Këngëtarja Gjyste Vulaj, në emisionin Rudina në Shqipëri, tha se do të ishte mirë nëse Rita kishte pyetur për të drejtën e autorit, sepse sipas saj, remixi i asaj kënge është i punuar vite më parë nga Sokoli – bashkëshorti i saj./Prive.al

View this post on Instagram

Verona see you tonight!!!

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Artikuj të ngjashëm