Vajzë e pafat? Ja çfarë i ndodhi me aeroplanin Xhesika Berberit!

By

Modelja e famshme shqiptare Xhesika Berberi, do duhej të udhëtonte për diku po fatkeqësisht fluturimin e humbi.

Berberi e cila jeton në Shtetet e Bashkuara, nuk ka arritur në kohë për fluturimin e saj dhe aeroplani është nisur drejt destinacionit pa të.

Ajo ka publikuar në Instagramin e saj imazhet nga aeroporti, ku përpiqet të arrijë në kohë për fluturimin.

Megjithatë, ajo nuk ishte krejtësisht e pafat sepse kompania e fluturimeve rezervoi një tjetër fluturim për të.

“E humba fluturimin por meqë jam vajzë kaq e ëmbël, ata e ma rezervuan edhe një”, ka shkruar në Instagram Xhesika. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm