Rita Ora në Itali pas Tiranës, Enca Haxhia e qeras me një koment tipik shqiptarçe

By

Rita Ora, ndezi mbrëmë Tiranën me performancën e saj në qendrën e kryeqytetit shqiptar.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e ftuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj performoi këngët e saj hite për audiencën aty.

E pas kësaj performance gjigante, Rita Ora ka shkuar direkt në Verona të Italisë për të tjera angazhime.

Dhe përderisa e ka dokumentuar udhëtimin e saj përmes fotografive në Instagram, është këngëtarja Enca Haxhia ajo që ka gjetur hapësirë të komentojë.

Siç duhet edhe Enca e sheh me adhurim suksesin dhe karrierën e Rita Orës, prandaj në mënyrë eksplicite i ka shkruar Ritës: “Ta ha zemrën”, duke i vendosur përkrah komentit edhe flamurin kuq e zi. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm