Thonë që gjyshërit janë thesare në jetën e të gjithëve dhe ne nuk mund të pajtohemi më shumë.
Ata kanë eksperiencën e një jete të gjatë dhe mirëkuptimin e dashurinë më të madhe në botë; dhe pikërisht kështu ndihet edhe reperi nga Shqipëria, Stresi teksa uron ditëlindjen e gjyshit të vet.
Ai ka mbushur plot 91 vjet dhe Stresi në një postim në Instagram shkruan fjalët më të përzemërta.
“Sot eshte ditelindja jote gjyshi im me i mir Ali Mulaj mbush 91 vjec. Te falenderoj per cdo sakrific qe ke bere kur nuk e kisha afer baben tim ti ishe gjithmon pran meje e familjes time sje nda kurre dhe un te falenderoj ty perzemersisht gjysh . Kurre ste kam harru dhe sdot harroj per asnje sekonde sepse ju na rritet neve. Shum bekime per ty gjysh.” – shkruan reperi nën një foto që ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram. /Prive.al