Sipas bashkëshortit të saj, Valit, këngëtarja është në Zvicër duke shijuar rrezet e diellit dhe sipas lokacionit në fotografi, kjo ka qenë e arsyeja e mungesës së saj sot në Gjykatë, njofton Klankosova.tv.
Për moprezencën e saj sot dhe herë të tjera, Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e tyre do të lëshojë urdhëresë për sjellje me anë të policisë.
Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen.