Këngëtari më karakteristik i skenës muzikore shqiptare Gjon Karrica këto ditë ndodhet në Kosovë. Arsyeja e ardhjes në vendlindje janë festat e fundvitit.
Me këtë rast ai po promovon edhe këngën e tij më të re “Bombardimet” e cila do të lansohet në edicionin festiv të Klan Kosova.
Mirëpo vizita e tij duket të mos jetë perfekte. Këngëtari në fjalë u pa në një klinikë private duke u trajtuar.
Prive mëson se gjendja e tij shëndetësore nuk është dhe aq e mirë por që është jashtë rrezikut për jetën.