Gjithkujt i duhet një bashkudhëtar si Alaudin Hamiti për pushime

By

Gjatë ditës se djeshme, u publikua vlogu i radhës nga Liberta Spahiu, e bërë gjatë pushimeve në Mal të Zi, me titull “Covid Summer 2020”.

Kësaj radhe, Liberta nuk është vetëm pasi atë e ka shoqëruar moderatori i njohur shqiptar, Alaudin Hamiti.

Atmosfera e pushimeve ishte tipike si kur një grup shokësh janë bashkë. Lojëra, shaka, shumë ushqim e pije!

E Liberta përveç se kishte mikun e saj, Alaudinin, ai ishte edhe fotografi shumë i përkushtuar i saj.

Në videon mund të shihni, përpjekjet e moderatorit që t’i nxjerrë një foto të bukur, në kushte jo fort të favorshme.

E një vend të bukur si Mali i Zi, padyshim që një fotograf i tillë ju duhet!

Ndiqni të plotë vlogun në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm