Gjithë sytë drejt Afronës në Cannes

By

Teksa për të po flitet pa ndalur nëpër portale, Afrona Dika po vazhdon e papenguar punët e saj.

Ajo ka shkëlqyer së fundmi në Kanë.

Bukuroshja përjetoi emocionet e tapetit të kuq të qytetit ikonik francez e veshur në një kreacion kosovar.

Fustani përrallor i Dikës ngjyrë lejla e solli atë tejet ekstravagante.

Dika ka qenë edhe pjesë e disa eventeve përgjatë festivalit të filmit në Kanë, organizuar nga Matereza, shqiptarja e parë që ka përsipër një organizim të përmasave të tilla.

Sakaq, shumëkush po pret nga Afrona punët e saj të reja, përfshirë podcast-in e paralajmëruar prej disa javësh që është shndërruar në kryetemë të protaleve dhe shoubizzit shqiptar që prej promos paralajmëruese. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm